Lahuta e Malcis

lahuta-e-malcis-at-gjergj-fishta-1-728Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar.Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.
Në këtë mënyrë Lahuta e Malcís bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet në zona kohe as hapësire.Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1) historike,2) kreshnike,3) autorialeLahuta e Malcís është një vepër epike me një ndërtim të mbrendshëm dramatik ku spikasin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtë, dhe gjuha e folur e kthyer në gjuhë të shkruar që ka shenjat e emocionalitetit të folësit, të afrueshme me karakterin e personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili Fishta shtin në tekstin e vet format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, zakonisht e më fuqishëm në trajtën e urimeve e të mallkimeve.   Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, është e papërsëritshme në letërsinë shqipe për shprehjen në mënyrë të sistemuar të qenësisë shqiptare dhe për shprehjen gjuhësore letrare me pasuri të leksikut me figurën e moralitetin e saj të provuar si dëshmi e jetës në gjuhë. Vargu i veprës, një tetërrokësh, i përgjasuar me vargun më të njohur popullor shqip, nuk është vetëm ky që e bëri veprën kaq të popullarizuar që në nismë.
Kjo vepër ka një histori të gjatë të shkrimit e të leximit që kanë ndikuar në njëra tjetrën. Është e ditur që Fishta kishte më tepër ambicie me lirikat dhe format e saja artistike. Madje këngët e para të Lahutës i botoi si këngë popullore. Po lexuesi shqiptar i priti këto më fuqishëm se krijimet e tjera të tij. Në këtë mënyrë shija e lexuesit, tani si kërkesë e ambientit, u bë frymëzim i ri për vazhdimin dhe mbarimin e veprës. Është ky një interkomunikim i krijuesit me lexuesin në procesin e krijimit, duke u përpjekur t’i ngjajnë njëri tjetrit. Kjo e bëri veprën popullore. Po, poeti i madh nuk do t’ishte i tillë nëse nuk do të tejkalonte shijen e kohës. Ai vetëm gjeti modelin e komunikimit, kurse qenësitë shqiptare janë të tij, e Lahutën e Malcís e bëjnë të pavdekshme.

 

Punoi:Fiona Xheka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s